Basketboll

ERGJAN OSMANI KTHEHET NGA LËNDIMI DHE SIGURON FITOREN PËR BESHIKTASHIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti shqiptar, Ergjan Osmani ka shkëlqyer në duelin e parë i rikthyer nga lëndimi për Behsiktashin.

Djaloshi nga Tropoja që s’po ka aspak fat me lëndimet, sot me tu rikthyer nga një i tillë ishte lojtari më efikas i skuadrës së Ahmet Kandemirit duke shkëlyer në fitoren e vështirë ndaj Turk Telekomit 54-64.

Për 21 minuta qëndrim në parket në këtë sfidë, Osmani arriti ti realizojë 21 pikë e 2 kërcime në këtë fitore të vështirë në udhëtim, derisa u ndihmua edhe nga Egehan Arna me 15 pikë.

Vlen të ceket se Ergjan Osmani po lëndohet shumë shpesh dhe s’po arrin ta gjejë formën e tij më të mirë, sepse potenciali i tij shihet shumë qartë që është shumë i madh.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.