Basketboll

KBF VËLLAZNIMI LEHTË DHE THELLË NDAJ VASHAVE TË REJA TË KASTRIOTIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Vëllaznimi e ka fituar lehtë përballjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Femrave.

Vashat gjakovare i janë gëzuar fitores së sontme ndaj vashave të reja ferizajase me rezultatin final 36-91.

Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore në këtë fitore të gjakovareve, Kendra Williams(32), Rina Hoda(28), Viola Tanushi(14pk, 11krc) dhe Bleona Juniku(15).

Te Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Anita Grainca me double-double 16 pikë e 20 kërcime dhe Yllza Huruglica me 7 pikë.

Pas mbylljes së stinorit vjeshtor në elitën e femrave, Vëllaznimi pozicionohet i 4-ti me 13 pikë, 3 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Kastrioti mbetet i fundit me asnjë fitore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.