Basketboll

VAZHDON NGRITJA E RAHOVECIT, FITORJA E TRETË RRADHAZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci po vazhdon të këndellet me rezultate pozitive, pas humbjeve të rreshtuara të cilat duket se kanë mbetur të kaluara.

Me ardhjen e trajnerit turk, Serhat Sehit, Rahoveci po vazhdon me fitore dhe sonte mposhti fare lehtë Kamzën në Ligën Unike me rezultat 98-56.

Ndeshja nuk kishte kurrfarë historie me vendasit që fituan pothuajse të gjitha periodat(31-10, 25-8, 25-18, 17-20) dhe arritën fitore shumë më të lehtë se që ishte pritur.

Pikë dyshifrore te Rahoveci në fitore sonte arritën, Cavon Baker(19), Tyheim Monroe(17), Milik Yarbrough(15) e transferi i ri Ameer Jackson(14).

Te Kamza u dalluan, Niko Thano me 17 pikë e Reece Brooks me 16 sosh.

Pas xhiros së 6-të, Rahoveci largohet nga fundi i tabelës dhe tash gjendet i 6-ti me 2 fitore e 4 humbje. Ndërsa, Kamza bie në pozitën e 7-të me 2 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Rahoveci i shkon Pejës e Kamza e pret Tiranën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.