Basketboll

EKSKLUZIVE: KB PEJA AFËR MARRËVESHJES ME BUNJAKUN?!

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prizrenas Valon Bunjaku mund të largohet shpejtë nga skuadra e Bashkimit.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, plejmejkeri nga Prizreni është afër marrëveshjes me skuadrën e Pejës dhe gjatë ditëve në vijim mund të ridefinohet e ardhmja e tij.

21 vjeçari në stinorin vjeshtor që e mbylli dje me Bashkimin ka luajtur me mesatare prej 15 pikëve, 5.7 asisteve, 4.5 kërcimeve e 1.5 topa të vjedhur për ndeshje.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se cilat do të jenë rezultatet e këtyre bisedimeve mes Pejës dhe Valon Bunjakut.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.