Basketboll

SONTE KRYENDESHJA E XHIROS NË UNIKEN E FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte mbyllet xhiro e katërt e Ligës Unike të femrave.

Përballja e fundit dhe kryesore e kësaj xhiroje do të zhvillohet mes Bashkimit dhe Flamurtarit të Vlorës në Prizren.

Deri më tani të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe një humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese në parket.

Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.