Basketboll

5-SHJA MË E MIRË DHE MVP NGA XHIRO E FUNDIT E STINORIT VJESHTOR

5SHE E LEZETSHME DHE MVP I KËNDSHËM NGA XHIRO 14...

1.I.KOLJEVIQ (PZ16), 2.D.HAJRIZI (TRE), 3.C.FELLS (PZ16), 4.A.SHEHU (BASH), 5.G.BLACKSHEAR (PZ16).

1. Plejmejkeri i xhiros 14 në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet edhe njëherë Ivan Koljeviqi apo më mirë të themi truri dhe dirigjenti i Prizrenit 16. Koljeviq ishte individi me efikasitetin më të lartë në fitoren e vështirë të Prizrenit 16 ndaj Sigal Prishtinës, pasi ishte pothuajse 100% i saktë nga çdo pozitë ku shënoi 24 pikë, prej tyre 5 gjuajtje të lira nga po aq tentime dhe 5 dyshe poashtu nga po aq tentime e kishte edhe 3 treshe nga 5 tentime, Koljeviq pati edhe plotë 8 asiste, 2 kërcime e 1 vjedhje topi, për indeksin më të lartë nga plejmejkerët e kësaj xhiroje të elitës kosovare +30.

2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare ishte Drilon Hajrizi i Trepçës që ishte më meritori pse ‘minatorët’ triumfuan ndaj Rahovecit, ai shkëlqeu me plotë 20 pikë, 4 kërcime, 6 asiste, 1 top të vjedhur e 1 bllokadë. Hajrizi kishte efikasitet perfekt nga gjuajtjet e lira(6/6), derisa realizoi 2 treshe nga 3 tentime dhe shënoi 4 dyshe nga 7 tentime, kjo performancë i dha atij njërin prej indekseve më të larta të xhiros në Art Motion Superligë prej +27.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 14-të në ArtMotion Superligë, këtë javë e kemi veteranin fantastik nga SHBA-të, Courtney Fells. Fells ishte shumë afër shifrave magjike triple-double me 14 pikë, 11 kërcime dhe 8 asiste por kishte edhe 2 topa të vjedhur në duelin përballë Prishtinës. Fells në këtë fitore meritore të Prizrenit 16 ishte 100% i saktë nga gjuajtjet e lira(2/2) dhe dyshet(3/3), gjersa shtoi edhe 2 treshe nga 8 tentime. Kjo bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin prej +26.

4. Në pozitën e alo-qendrës djaloshi prizrenas, Andi Shehu. Alo-qendra 202 centimetërshe hyri nga banka rezervë në duelin ndaj Dritës dhe realizoi double-double prej 22 pikëve dhe 10 kërcimeve, por duke shtuar edhe 4 asiste e 1 bllokadë. Shënimet e Shehut erdhën nga dyshet dhe treshet, ku kishte 8 dyshe nga 11 tentime dhe për treshe qëlloi 2 nga 3 tentimet. Për këtë kontribut të madh në fitoren e Bashkimit, ai u notua me indeksin fenomenal prej +32, më i larti i xhiros.

5. Dhe në pozitën e qendrës, për herë të parë na vije gardiani i trapezit të Trepçës, Gerald Blacksheari i cili dominoi nën-kosha ndaj Rahovecit me 19 pikë, 9 kërcime, 3 bllokada dhe 1 asist. Gerald në këtë duel i realizoi 8 nga 13 tentime për dypikësha dhe kishte 3 shënime nga 4 tentime për gjuajtjet e lira, për çka mori notën plus 25.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 14 TË ARTMOTION SUPERLIGËS.

ANDI SHEHU (BASHKIMI)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 14-të në elitën kosovare pa asnjë dilemë të vetme i takon prizrenasit Andi Shehu, i cili kur e pa se ndaj Dritës po luhatej fitorja e Bashkimit, hyri nga banka rezervë dhe bëri double-double për fitoren e portokallinjëve.

Shehu ndaj Dritës realizoi double-double prej 22 pikëve dhe 10 kërcimeve, por shtoi edhe 4 asiste e 1 bllokadë.

Shënimet e Shehut erdhën nga dyshet dhe treshet, ku kishte 8 realizime për dyshe nga 11 tentime dhe për treshe qëlloi 2 nga 3 tentimet. Për këtë kontribut të madh në fitoren e Bashkimit, ai u notua me indeksin fenomenal prej +32, më i larti i xhiros dhe normalisht që Andi Shehu shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro të ArtMotion Superligës së Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.