Under Header

spot_img

VISAR EJUPI KALON TE SKUADRA NGA LIGA E PARË ME LD

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i talentuar nga Rahoveci, Visar Ejupi është me skuadër të re në Ligën e parë të Kosovës.

18 vjeçari ka kaluar në rradhët e ekipit prizrenas, KB New Basket që sivjet e synon inkuadrimin në elitën e basketbollit kosovar.

Ejupi do të luajë te New Basketi me licencë të dyfishtë, pasiqë paraqitet edhe me Rahovecin në ArtMotion Superligë.

Vlen të ceket se gjatë verës që lamë pas, Ejupi ka luajtur me Përfaqësuesen e Kosovës U-18 në European Challengers duke e fituar në fund këtë turne, ndërsa nga organizatorët është përzgjedhur si MVP i garës.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme