XHIRO E FUNDIT E VJESHTËS HAPET ME DY SKUADRAT KOSOVARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e shtatë e Ligës Unike hapet sonte me një ndeshje shumë interesante me dy skuadra nga Kosova.
Peja dhe Rahoveci takohen në ”Karagaç” për të mbyllur edicionin vjeshtor me fitore.
Pejanët kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse rahovecasit dy fitore dhe katër humbje. Verdhezinjtë kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, kurse Vreshtarët kanë pasur ngritje të formës dhe synojnë pozitë sa më të mirë për garat e rregullta.
Sfida fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion.
Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.