Basketboll

JYLES SMITH LARGOHET NGA PEJA, TRANSFEROHET NË ELITËN BOSHNJAKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan që në stinorin vjeshtor mbrojti ngjyrat e Pejës, Jyles Smith tashmë është larguar nga kampi verdhezi.

Qendra 206 centimetërshe ka kaluar në rradhët e ekipit nga elita e Bosnjës ”Sloboda Tuzla” i cili aktualisht gjendet në pozitën e 7-të atje.

Smith me Pejën u paraqit në 10 ndeshje të Superligës së Kosovës me 5.3 pikë e 5.7 kërcime, derisa në Ligën Unike në 4 ndeshje kishte 7.8 pikë e 6 kërcime për ndeshje.

Të kujtojmë se qendra amerikane ka luajtur edhe për ligat e shteteve si: Bullgari (Levski), Danimarkë (Horsholm, Wolfpack, Horsens), Izrael (Maccabi Hasharon), Portugali (Madeira), Rumani (Medias) dhe Suedi (Boras Basket).

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.