EKSKLUZIVE: TREPÇA BËN KËRKESË PËR NATYRALIZIMIN E AMIN HOTIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Natyralizimi i lojtarëve të huaj në basketbollin e Kosovës, duket se është bërë tashmë një trend i zakonshëm.
Pas marrjes së shtetësisë kosovare nga Daniel Lekndreaj me kërkesën e KB Pejës, së fundmi është edhe ekipi i Trepçës që ka vepruar në formën e njejtë me një lojtar të tyre.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se mitrovicasit kanë bërë kërkesë për natyralizimin e basketbollistit malazez, Amin Hot i cili në vjeshtë u paraqit si i huaj.
Nëse aprovohet kërkesa e tyre për natyralizimin e Hotit, drejtuesit e Trepçës pritet që ta sjellin në ”Minatori” një lojtar të ri të huaj.
Për rrjedhën e kësaj çështje dhe zhvillime të tjera te Trepça, por edhe në klubet e tjera të elitës kosovare, AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar ekskluzivisht në vazhdimësi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.