Basketboll

KBF PRISHTINA ME SUPER-PËRFORCIM QË ISHTE E DRAFTUAR NË WNBA

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me një super-lojtare nga SHBA-të.

Tynice Martin është emri i përforcimit të ri të Prishtinës e cila është e gjatë 180 centimetra dhe luan në pozitën 3 e që tek klubi kryeqytetas pritet të luajë rol të madh.

Kjo lojtare në vitin 2020 ishte e draftuar në Ligën më të fortë të basketbollit në botë për femra ”WNBA” nga ekipi i ”Los Angeles Sparks”, derisa në Evropë ka luajtur në Ukrainë me Kyiv Basket dhe në këtë edicion aktual u paraqit për 9 ndeshje në elitën e Suedisë me ekipin ”Hosgbo” me mesatare 14.3 pikë, 5.4 kërcime e 1.7 asiste për ndeshje, si lojtarja kryesore e skuadrës.

Prishtina aktualisht numëron tri lojtarje të huaja në ekip, Sarah Mgbeike, Aisia Robertson dhe ky transferimi i fundit.

Vlen të ceket se ditë më parë AsistiOnline.com raportoi ekskluzivisht se klubi prishtinas e ka natyralizuar si vendore edhe basketbollisten nga Shqipëria, Enxhi Xhanaj.

EKSKLUZIVE: KBF PRISHTINA E NATYRALIZON ENXHI XHANAJN!

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.