KJO ËSHTË PALESTRA KU DO TË ZHVILLOHET SFIDA, KOSOVË – NORVEGJI
Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 23.12.2021 në Prishtinë (të fundit për këtë vit) ka marrë disa vendime të reja.
Një ndër to ka qenë edhe ai për lokacionin e ndeshjes, Kosovë – Norvegji e vlefshme për parakualifikimet e Eurobasketit 2025.
Bordi i FBK-së ka vendosur që ndeshja Kosovë – Norvegji në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025 më 27 shkurt 2022 të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Të kujtojmë se Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur raundin e parë të parakualifikimeve me 1 humbje (ndaj Norvegjisë) dhe 1 fitore (ndaj Danimarkës).
Ndeshjet kthyese të Kosovës në këtë kampanjë, zhvillohen më 27 shkurt ndaj Norvegjisë në Prishtinë dhe me 30 qershor ndaj Danimarkës në udhëtim.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.