Basketboll

PËRKUNDËR MUNGESAVE, WARRIORS FITOJNË DERBIN NDAJ SUNS

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-derbi i këtij edicioni në NBA, mes Golden State Warriors dhe Phoenix Suns i ka takuar ekipit të Steve Kerr.

Edhe pse me shumë mungesa në roster, Warriors kanë fituar duelin e vështirë ndaj Phoenix Sunsit në ”Footprint Center” të Phoenixit me rezultat final 107-116.

Steph Curry edhe në këtë duel e udhëhoqi ekipin e Warriors drejt fitores me 33 pikë, 4 kërcime e 6 asiste, ndihmuar edhe nga Otto Porter me 19 pikë, Gary Payton me 14 e Jonathan Kuminga me 12 sosh.

Te Suns nuk mjaftuan assesi për fitore, Chris Paul me 21 pikë, 8 asiste e 6 kërcime dhe Deandre Ayton me 18 pikë e 7 kërcime.

Në Konferencën Perëndimore, Warriors i prijnë tabelës me 27 fitore e 6 humbje, derisa Suns kanë 26 fitore e 6 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.