Basketboll

VIDEO LAJM : TRAJNERI QË DËRGOI DY LOJTARË NË NBA FLET PËR ASISTIN

ANTE NAZOR NËNKAMPIONI BOTE ME KROACINË U-19 DHE KAMPION EVROPE ME U-16 MERR PËRSIPËR RINDËRTIMIN E SIGAL PRISHTINËS

ASISTIONLINE

Skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar, Sigal Prishtina sivjet po kalon nëpër fazën e ndërrimit të gjeneratave. Ndoshta rezultatet nuk janë ato çfarë përkrahësit e skuadrës prishtinase janë mësuar t’i shohin megjithatë, patjetër duhet theksuar punën e jashtëzakonshme të cilën po e bënë trajneri kroat Ante Nazor, i cili morri drejtimin e skuadrës në një monet shumë kritik dhe të vështirë, kur një skuadër e trofeshme me një tifozeri që nuk duron mos suksese edhe është mësuar vetëm me Kupa, ka ardhur në krye të një projekti të përtëritjes së skuadres dhe me qëllim që t’i zhvilloj lojtarët e rinj për të krijuar një skuadër për dekadën e ardhshme .

Duhet theksuar se Ante Nazor është ndoshta zgjidhja më ideale për këtë projekt ngase ai si trajner i kombëtares së kadetëve dhe juniorëve të Kroacisë ka fituar 5 medalje, ndër to edhe titullin e nën-kampionit të Botës me ekipin e meshkujve nën-moshën 19 vjeçare pasi në finale kishte pësuar disfatë nga amerikanët dhe atë vetëm pas vazhdimeve.

Nazor ishte edhe kampion i Evropës me kadetë dhe nën kampion Evrope me junior, duke mos harruar edhe dy medalje tjera të bronzta.

ANTE NAZOR UDHËHOQI EDHE KAMPIONET EVROPIANE CIBONËN E SPLITIN DHE SHPËTOI MZT SHKUPIN NË ABA LEAGUE DUKE E BËRË KAMPIONE NË MAQEDONI

Me fjalë tjera, trajner më të mirë për projektin e rindërtimit të skuadrës bardh e kaltër, kryesia nuk ka mundur të gjej sepse  Ante Nazor 42 vjeçar ka një karrierë të bujshme edhe si kryetrajner i skuadrave të famshme si Cibona, Spliti, Zara por dhe MZT-në e Shkupit me të cilën skuadër garoi në ABA Ligë dhe e shpëtoi nga rënia në ABA Ligën e Dytë në edicionin 2016/17 kurse po atë vit e fitoi titullin e kampionit në Maqedoni.

Andaj , ASISTIONLINE ju prezanton njeriun i cili ka marr përsipër që lojën e të rinjve si Muhamedali Janjeva, Meriton Ismaili, Don Polloshka apo edhe të juniorëve si Bledar Thaqi dhe kadeti vetëm 15 vjeçar Jon Ismaili i biri i alo-qendrës së dikurshme prishtinase Afrim Ismailit, ta ngrit në tjetër nivel.

SHIKIM TË KËNDSHËM !

 

Komentet janë të mbyllura.