Basketboll

NEW BASKETI ME TRANSFER NGA PRIZRENI 16

Prishtinë(AsistiOnline) –�Njëra prej skuadrave favorite për inkuadrim në Superligën e Kosovës, New Basket nga Liga e parë e ka shtuar në ekip një lojtar me perspektivë nga Superliga.

Ekipi bardhezi ka njoftuar se ka transferuar në rradhët e veta, basketbollistin Leurit Morina.

Leurit Morina është 18 vjeçar dhe ka një gjatësi prej 188cm e luan në pozitat 2/3.

Basketbollisti i ri prizrenas do të luajë me licencim të dyfishtë edhe te New Basketi, por edhe te Prizreni 16.

Morina njihet si një prej basketbollistëve me potencial të madh në qytetin e Prizrenit 16.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.