GJIGANTI DREN DEDUSHAJ PËRFORCON RRADHËT E PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Me mbylljen e afatit kalimtar dimëror në basketbollin e Kosovës, janë bërë të ditura të gjitha transferet e skuadrave.
Sigal Prishtina e ka shtuar në rradhët e veta, një qendër të fuqishme vendore.
Dren Dedushaj është përforcimi i ri te Prishtina i cili do e mbulojë pozitën e qendrën së bashku te Prishtina për këtë edicion.
21 vjeçari i lindur në Prishtinë për tri sezone rresht ishte pjesë e kolegjit amerikan në NCAA1 ”Bryant”, derisa në Kosovë është paraqitur me grupmoshat e reja të Kolegjit Univers i cili tash nuk ekziston si klub.
Dedushaj shquhet për lojën e tij në trapez, por shumë lehtë dënon edhe nga distanta me dorën e butë që ka, andaj te Prishtina pritet ta shtojë cilësinë.
Përpos tij, Prishtina e ka paraqitur për regjistrim edhe djaloshin e ri Donat Rexhepi i cili poashtu vije nga SHBA-të.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.