ASISTI FESTIV VJEN SOT – EKSKLUZIVISHT NË ART SPORT DHE KLAN KOSOVA
ASISTI ka vendosur që edhe këtë vit t’ju gostisë me epsiodin specila festiv për Vitin e Ri në të cilin do ju servojë shumë gjëra interesante.
Vitit 2021 ishte vit i Penzës që bëri ”hat-trick” të trofeve, ndërsa Valbona Bytyqi ishte shtyllë e këtij suksesi, por sa e ka pare vajzën e saj, për këtë dhe gjëra të tjera gjatë vitit 2021, tregon ajo në intervistë për ASISTIN.
Te meshkujt, ishte Golden Eagle Ylli ai që dominoi apsolutisht me jo një, as dy, por 3 trofe, arkitekt i këtij suksesi ishte trajneri i shkëlqyeshëm Adis Beqiragiqi i cili rrëfehet për ASISTIN në lidhje me këto suksese historike të Yllit.
Kurse nga Shqiptarët në Botë sivjet, Edon Maxhuni na bëri super-krenarë, pa i harruar edhe Kenanin, Ergjanin, Arlindin dhe të tjerët.
Garat evropiane Kosova i nisi keq në shkurt, por e mbylli me fitore fantastike për ditën e Flamurit.
E për këto dhe gjëra të tjera me 1 janar nga ora 14:00, ASISTI Festiv shumë special dhe krejt çka ndodhi në basketbollin e Kosovës.
Mos harroni, 1 janar nga ora 14:00 e mesditës, direkt në Art Sport 1, por, EDHE NË KLAN KOSOVA.
Komentet janë të mbyllura.