Basketboll

PEJA KËRKON ORGANIZIMIN E KUPËS, PËR NDER DHE KUJTIM TË NJËRIT PREJ THEMELUESVE TË SAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditë më parë Federata e Basketbollit të Kosovës hapi konkurs për organizimin e ”Final Eigh”-it të Kupës së Kosovës për vitin 2022.

E skuadra e Pejës duket se është më e interesuara aktualisht që ta organizojë atë.

Nëpërmjet një shkrimi të botuar nga drejtori sportiv i klubit, Arbër Elshani thuhet se Peja është shumë e interesuar që ta organizojë këtë event e në rradhë të parë për nder të njërit prej themeluesve të klubit, Agim Lluka i cili ndërroi jetë në vitin 2021.

Në vijim ju sjellim letrën e plotë dhe pa ndërhyrje:

”Duam që kupën e Republikës së Kosovës t’a organizojmë në Pejë, nga data 09/02/deri 13/02/2022 për nderin e ish-themeluesit të KB Peja “Agim Llukës”. Bordi i KB Peja, është shumë i interesuar që t’a organizojë final 8 të kupës së Republikës së Kosovës. E para në 20 vite pas luftës në Pejë, kupa është organizuar vetëm në 2006 dhe 2012, prandaj kemi përparësi edhe në timing por edhe si qytet i cili gjithmonë ka qenë shembull, se si organizohen ndeshjet e basketbollit tonë. E dyta, presidenti i klubit të basketbollit KB Peja z.Fatmir Gashi, bordi dhe komplet kryesia e klubit tonë, po dëshiron që këtë event t’a zhvendos në Pejë, duke respektuar figurën shumë të respektuar të një njeriu që nuk jeton më, por jetojnë veprat e tij dhe puna të cilat nuk do të humbasin kurrë. Pra, bëhet fjalë për një njeri shumë të rendësishëm, themeluesin e klubit, drejtorin shumëvjeçar të klubit, shkelqesinë e tij ndjesë pastë z.Agim Lluka. Pra, derisa po i shkruaj këto fjalë trupi im rethqethet i tëri, sepse ende nuk mund të besoj se axha Agim, nuk është më në mesin tonë. Pra, ky njeri shpirtbardhë, që kontriboi aq shumë për KB Peja, në veçanti dhe sportin e Kosovës, në përgjithësi e meriton që kupa e Republikës së Kosovës, final 8 të organizohet në nderin “Agim Lluka”. Besoj se më këtë do të pajtohet secili që sado pak e ka njohur këtë njeri bujar, fisnik, fjalëpak, punëtor, idealist dhe tepër bashkëpunuës. KB Peja, presidenti Fatmir Gashi, une si drejtor, sekretari gjeneral z.Gazmend Pupovci dhe komplet bordi është kjo më e pakta që mund të bëjë për Agim Llukën. Besoj se edhe FBK-ja dhe çdo njeri tjetër do të përkrahë këtë propozim të KB Pejës. Ne premtojmë se edhe do i’a zbardhim nderin Agim Llukës, por edhe mbarë Qytetit të Pejës, më një super organizim që do të përmendet gjatë. Sinqerisht Arber Elshani, Drejtor Sportiv i KB Peja!” thuhet në shkrim.

Pas kësaj ideje të plasuar nga kampi verdhezi ka reaguar me një koment edhe vajza e të ndjerit, Agim Lluka, duke e përkrahur fuqishëm mundësinë e organizimit të ngjarjes në fjalë në qytetin e Pejës.

”Jemi tejet falënderues dhe përkrahës për këtë iniciativë për nderë të babait tonë të ndjerë, i cili edhe neve na ka rritur në frymën e dashurisë për basketbollin!”, është shprehur Arba Lluka.

Në varësi se ku do të organizohet,  FINAL 8 i Kupës së Kosovës 2022 do mbahet prej 9 deri më 13 shkurt 2022.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.