SPAHIU DHE OSMANI ME PIKË VENDIMTARE PËR FITOREN E BESHIKTASHIT NË LIGËN E KAMPIONËVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Beshiktashi e ka fituar duelin e parë të ”play in”-it në Ligën e Kampionëve ndaj Hapoel Holonit.
Skuadra e madhe turke ka triumfuar si mysafire minimalisht ndaj izraelitëve nga Hapoeli me rezultat përfundimtar 72-73.
Dy basketbollistët shqiptarë, Kenan Spahiu dhe Ergjan Osmani ishin prej individëve më të dalluar të Beshiktashit sonte në këtë fitore.
Kenani kishte 10 pikë, 6 kërcime e 2 asiste, derisa Ergjani shtoi 9 pikë, 5 kërcime e 3 asiste në ekipin që drejtohet nga ish-trajneri i Prishtinës, Ahmet Kandemir.
Dueli kthyes mes këtyre dy ekipeve zhvillohet pas një jave në Stamboll dhe ekipi që ka koshaverazh më të mirë nga të dyja duelet, kualifikohet në fazën tjetër të kësaj gare që është ndër më prestigjiozet e basketbollit evropian.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.