Basketboll

PAUL ME TRIPLE-DOUBLE, SUNS MPOSHTIN CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja derbi e natës në NBA i ka takuar Phoenix Sunsit që mposhti LA Clippersin.

Përpos lojës së mirë ky duel solli mungesa të shumta nga të dyja ekipet e fitores në fund i’u gëzua ekipi vendas i Phoenixit me rezultat 106-89.

Veterani Chris Paul realizoi shifrat magjike triple-double në këtë fitore të Suns me 14 pikë, 13 kërcime e 10 asiste, derisa Cameron Johnson kishte 24 pikë e Jalen Smith shtoi double-double 19 pikë e 14 kërcime.

Te Clippers lojë të mirë shfaqën, Marcus Morris me 26 pikë e Reggie Jackson me 16 sosh.

Pas kësaj ndeshje nga Konferenca Perëndimore, Suns gjenden të parët me 30 fitore e 8 humbje, derisa Clippers kanë 19 fitore e 20 humbje si të 8-tit në tabelë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.