Basketboll

NESËR DHE PASNESËR XHIRO E PARË E STINORIT PRANVEROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Elita e basketbollit kosovar rikthehet këtë mesjavë në aksion me ndeshje.

Pas një pushimi disa javësh ekipet kosovare do të rikthehen në parket, për fazën e dytë të kampionatit i cili pritet të jetë shumë interesant.

Shumica e ekipeve kanë kryer disa transfere në afatin kalimtar dimëror dhe synojnë paraqitje sa më dinjitoze në këtë pjesë të stinorit.

Në xhiron e 15-të e cila zhvillohet nesër dhe pasnesër, do të takohen këto ekipe:

E mërkurë:

Trepça – Golden Eagle Ylli, ora 19:00.

E enjte:

Drita – Sigal Prishtina, ora 19:00.

Peja – Bashkimi, ora 19:00.

Ndërsa, Prizreni 16 – Rahoveci është zhvilluar në Ligën Unike 95:89.

Të gjitha duelet transmetohen direkt në Platformën Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjeve, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportet finale të ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.