BASHKIMI LARGON TOOMERIN DHE TRANSFERON THOMPSONIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndryshimet në roster për pjesën e dytë të stinorit, kanë filluar ta prekin edhe skuadrën e Bashkimin.
Portokallinjët kanë njoftuar sot se kanë liruar nga skuadra Avi Toomerin dhe kanë shtuar në roster fundorin tjetër, Kendrick Thompson.
Thompson luan në pozitën 2 dhe është 191 cm i gjatë.
Thompson në fillet e karrierës ka luajtur në kolegjin amerikan nga NCAA2 ”Northeastern State” me mesatare prej 16 pikëve për ndeshje, derisa në dy edicionet e fundit(2020/22) u paraqit në Gjeorgji me skuadrën ”Olimpi”, ku sivjet në 3 ndeshje pati mesatare prej 10.7 pikëve, 5.7 asisteve e 3 kërcimeve për ndeshje.
25 vjeçari do ta zëvendësojë amerikanin Avi Toomer, i cili është larguar nga skuadra, ndërsa së shpejti te Bashkimi do të kemi edhe një përforcim tjetër në vend të qendrës Immanuel King, i cili për shkaqe familjare është kthyer në ShBA.
Në rast të kompletimit të dokumentacionit me kohë, Thompson pritet debutojë me Bashkimin qysh në ndeshjen e nesërme kundër Pejës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.