Under Header

spot_img

MINCHEV FLET PËR ASISTIN PARA DERBIT TË SONTËM ME YLLIN

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Trepçës, Lyubomir Minchev ka folur për AsistinOnline para sfidës që skuadra e tij e zhvillon sonte ndaj Yllit.

Bullgari është shprehur i kujdesshëm në prononcim, teksa ka thënë se e ka të vështirë të flet diçka, pasiqë është ndeshja e parë pas pushimit, por që beson se do jetë lojë e fortë.

“E kam të vështirë të them diçka… Është vetëm një ndeshje nga sezoni i rregullt. Jam i sigurt që të dyja skuadrat nuk janë në formën më të mirë të lojës, por besoj se kjo nuk do të ndikojë, sepse të dyja skuadrat do të “luftojnë” për fitore”, tha Minchev.

Trepça dhe Ylli përballen sonte në ”Minatori” nga ora 19:00 në sfidën hapëse të stinorit pranveror në elitën e basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme