FITORE SPEKTAKOLARE E PEJËS NË ”KARAGAÇ” NDAJ BASHKIMIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitore të thellë e ka nisur vitin 2022 skuadra e Pejës që e ka mposhtur Bashkimin në xhiron e 15-të në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Verdhezinjët e kanë mposhtur ekipin prizrenas më lehtë se që u prit dhe me rezultatin përfundimtar që ishte i thellë 101-71.
Realisht ndeshja nuk kishte ndonjë historik me Pejën që fitoi pothuajse të gjitha periodat e duelit (27-10, 29-23, 24-15), përpos asaj të fundit që nuk luajti aspak rol(21-23) dhe ekipi vendas me meritë festoi në fund.
Komplet 12shja e Pejës luajti sonte, derisa pesë basketbollstë arritën pikë dyshifrore, Arian Qallaku (20), Stephen Maxwell (18), Tyrone White (16), Dardan Berisha (13) e Daniel Lekndreaj (11).
Te Bashkimi, Valon Bunjaku kishte 17 pikë, Anton Kazarnovski 12 e Kendrick Thompson shtoi 10 sosh.
Kjo fitore e ngrit Pejën në pozitën e dytë dhe me 25 pikë në tabelë, 10 fitore e 5 humbje. Derisa, Bashkimi gjendet i 6-ti me 23 pikë, 8 fitore e 7 humbje.
Në xhiron e ardhshme që zhvillohet në vikend, Peja i shkon Sigal Prishtinës e Bashkimi luan në udhëtim te Golden Eagle Ylli.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.