GJILANASIT PA PËRFORCIME DHE PAK SHPRESË
Prishtinë(AsistiOnline) – Drita e Gjilanit është skuadra me formën më të dobët sivjet në elitën e basketbollit kosovar.
Bardhekaltërit që u rikthyen në elitë pas 7 vitesh mungesë, duket se do kthehen aty nga kanë ardhur, kjo së paku në bazë të formës aktuale që kanë, por edhe mos aktivizimit në merkato për ndonjë përforcim që do i ndihmonte.
Në afatin kalimtar dimëror, Drita nuk ka paraqitur asnjë transfer dhe me renditjen aktuale gjilanasit do të bien nga Superliga, normalisht duke parë edhe përforcimet e skuadrave të tjera të cilat nuk qëndruan indiferente, por ju përgjigjën kohës.
Te Drita ende nuk dihet nëse do të paraqitet as amerikani, Isaiah Traylor që luajti 10 ndeshje të vjeshtës, gjersa Marcus Myers veçse është përshëndetur me ekipin.
Drita e nisë sonte stinorin pranveror përballë Prishtinës në kryeqytet në duelin i cili fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport2.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.