Basketboll

TRI ARDHJE TË REJA, PRISHTINA SYNON TË KTHEHET TE TROFETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina që është skuadra më e trofeshme kosovare, këtë edicion nuk e ka nisur ashtu si jemi mësuar ta shohim, por po synon ta bëjë rikthimin e madh.

Kryeqytetasit që në vjeshtë kishin 7 fitore e 7 humbje në elitën kosovare, për pranverë duket se i kanë rritur ambiciet dhe kërkojnë trofetë.

Tri ardhje të reja kanë paraqitur për regjistrim në afatin kalimtar dimëror dhe natyrisht që me to synojnë të përforcojnë brendësinë e ekipit që tashmë ka ngjallur frikë te kundërshtarët.

Porse kush janë ardhjet e reja?

KENNY BROWN – Lojtari në fjalë është i gjatë 188 centimetra dhe luan në pozitat 1/2. Përvoja e tij e fundit ka qenë në edicionin e kaluar në elitën e Rumanisë me skuadrën e Steaua Bukureshtit tek të cilët në 22 ndeshje ka pasur mesatare 15.1, 4.5 asiste e 2.1 kërcime për ndeshje. Përpos SHBA-së dhe Rumanisë, Brown ka luajtur edhe në Turqi, Venezuelë dhe disa shtete të Lindjes së Mesme(Irak, Arabi, Saudite, Libi e Tunizi) etj.

DREN DEDUSHAJ – Është përforcimi i dytë te Prishtina i cili do e mbulojë pozitën e qendrën së bashku me Biram Fayen te Prishtina për këtë edicion. 21 vjeçari i lindur në Prishtinë për tri sezone rresht ishte pjesë e kolegjit amerikan në NCAA1 ”Bryant”, derisa në Kosovë është paraqitur me grupmoshat e reja të Kolegjit Univers i cili tash nuk ekziston si klub basketbolli. Dedushaj shquhet për lojën e tij në trapez, por shumë lehtë dënon edhe nga distanta me dorën e butë që ka, andaj te Prishtina pritet ta shtojë cilësinë.

DONAT REXHEPI – Një nga tri transferet e reja të Prishtinës është edhe i riu, Donat Rexhepi i cili vije te bardhekaltërtit pas një përvoje të këndshme në SHBA. Vlen të ceket se Rexhepi ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat e reja, gjersa hapat e parë si lojtar i ka marrë te Kerasan Prishtina.

Nga Prishtina nuk ka pasur vetëm ardhje, pasiqë është larguar basketbollisti i huaj, Nikolas Tomsick e me këto ndryshime, kryeqytetasit pritet të jenë në mesin e ekipeve që do luftojnë për trofe.

Prishtina e nisë sonte stinorin pranveror përballë Dritës në kryeqytet në duelin i cili fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport2.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.