PESËSHJA DHE MVP NGA XHIRO E PARË E STINORIT PRANVEROR
PESËSHE INTERESANTE NGA XHIRO E PARË E STINORIT PRANVEROR...
Prishtinë(AsistiOnline) – 1.W.MITCHELL (PRI), 2.A.QALLAKU (PEJ), 3.M.TMUSIQ (YLL), 4.S.MAXWELL (PEJ), 5.B.FAYE (PR).
1. Plejmejkeri i xhiros së parë të stinorit pranveror në ArtMotion Superligën e Kosovës, shpallet Wendell Mitchell i Sigal Prishtinës. Ky lojtar ishte individi me efikasitetin më të lartë në fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Dritës, me 17 pikë prej tyre 3 treshe nga 7 tentime, 3 dyshe nga 4 tentime dhe 2 shënime nga po aq tentime te gjuajtjet e lira. Mitchell pati edhe 8 kërcime, 3 asiste, 1 vjedhje topi e 1 kërcim, për indeksin më të lartë nga plejmejkerët e kësaj xhiroje +23.
2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare ishte Arian Qallaku i Pejës që ishte njeriu më efikas në fitoren e thellë të Pejës në derbi ndaj Bashkimit, ai shkëlqeu me plotë 20 pikë, 4 kërcime, 4 asiste dhe 1 top të vjedhur. Qallaku kishte 3 treshe nga 5 tentime, 4 dyshe nga 5 tentime, derisa realizoi edhe 3 gjuajtje të lira nga 4 tentime, kjo performancë i dha atij njërin prej indekseve më të larta të xhiros në Art Motion Superligë prej +25.
3. Në pozitën e alosë në xhiron e 15-të në ArtMotion Superligë, këtë javë e kemi simpatikun e Golden Eagle Yllit, Mikaile Tmusiq. Tmuske ishte i pandalshëm në fitoren e thellë të Yllit si mysafir te Trepça, ku realizoi 25 pikë, prej tyre plotë 7 treshe, por kishte edhe 2 gjuajtje të lira dhe 1 dyshe. Ai në këtë fitore meritore të Yllit kishte edhe 4 kërcime, 2 vjedhje topash, 1 asist dhe 1 bllokadë. Kjo bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin prej +23.
4. Në pozitën e alo-qendrës këtë xhiro rikthehet bomberi i pejanëve, Stephen Maxwell. Alo-qendra 202 amerikane ishte afër dyshifrorit të dyfishtë përballë Bashkimit, duke realizuar 18 pikë e 9 kërcime, por duke shtuar edhe 2 asiste. Shënimet e Maxwellit erdhën të gjitha nga dyshet, ku kishte 9 realizime nga 11 tentime. Për këtë kontribut të madh në fitoren e Pejës, ai u notua me indeksin prej +24.
5. Dhe në pozitën e qendrës, për herë të parë na vije Biram Faye i Sigal Prishtinës i cili dominoi nën-kosha ndaj Dritës me 8 pikë, 11 kërcime, 2 asiste dhe 1 bllokadë. Biram në këtë duel realizoi vetëm nga tentimet për dyshe ku nga 5 tentime pati 4 shënime dhe nga pozitat e tjera as nuk tentoi, për çka mori notën plus 21 më e larta për një qendër kte xhiro.
Qallaku ndaj prizrenasve shënoi 20 pikë, por pati edhe 4 kërcime, 4 asiste dhe 1 vjedhje topi. Shënimet e tij erdhën nga të gjitha pozitat ku qëlloi 3 treshe nga 5 tentime, kishte 4 dyshe nga 5 tentime, 3 gjuajtje të lira nga 4 tentime. Për këtë kontribut të madh në fitoren e verdhezinjëve, ai u notua me indeksin më të lartë të xhiros nga gjithë lojtarët e ekipeve prej +25 dhe normalisht që Arian Qallaku shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro e para e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.