VIDEO LAJM: PEJA SINJALIZON BETEJËN PËR KREJT TROFETË
Prishtinë(AsistiOnline) – Të enjtën mbrëma në ”Karagaç”, Peja e ka nisur me fitore të thellë stinorin pranveror të Artmotion Superligës, duke fituar ndaj Bashkimit të Prizrenit 101-71.
Falë lojës së mirë pothuajse në të gjitha aspektet e sidomos nga dyshet dhe treshe, por duke veçuar edhe mbrojtjen e mirë, ekipi i Shemsetit Bashit i’u gëzua fitores së pestë rresht.
Por pavarësisht dominimit, trajneri Bash tha se pret më shumë nga lojtarët e tij.
”Duhet të luftojmë më shumë, duhet të përmirësojmë anën tonë defanzive. Po e shoh që shikuesit tanë janë të lumtur, por unë personalisht nuk jam edhe aq, andaj duhet të bëjmë më shumë”, tha ai.
Që në start të duelit, Peja tregoi e do me çdo kusht fitoren, duke e fituar çerekun e tretë me 17 pikë diferencë(27-10) dhe nga ky moment vetëm se e thelloi rezultatin për çdo çerek (56-33, 80-48, 101-71), për të arritur në fund një fitore me vlerë të pozitës së dytë në tabelë.
E shumë realist dhe modest nga tabori i Bashkimit u shpreh trajneri i tyre, Branimir Paviq që tha se tek skuadra i tij nuk shkoi asgjë, duke e uruar Pejën për fitoren.
“Që nga fillimi ne nuk luajtëm fare mirë. Patëm një natë të vështirë, nuk ishim efikas në gjuajtje dhe na munguan disa lojtarë. I uroj Pejës këtë fitore të merituar”, u shpreh tekniku kroat.
Komplet ekipi i Pejës e shijoi parketin në këtë fitore, derisa pesë prej tyre arritën pikë dyshifrore e një prej tyre arriti realizoi edhe double-double. Arian Qallaku kishte 20 pikë, Stephen Maxwell ishte afër double-double’it me 18 pikë e 9 kërcime, Tyrone White kishte 16 pikë, 6 kërcime e 5 asiste, Dardan Berisha shënoi 18 pikë, dhuroi 8 asiste e kapi 6 topa nën tabelë, derisa Lekndreaj realizoi double-double(11pk, 10krc) në debutim si lojtar kosovar.
Te Bashkimi, Valon Bunjaku shënoi 17 pikë, derisa Anton Kazarnovski realizoi double-double(12pk, 10krc).
Kjo fitore e ngrit Pejën në pozitën 2 me 25 pikë, 10 fitore e 5 humbje. Derisa Bashkimi bie në pozitën 6 me 23 pikë, 8 fitore e 7 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.