TREPÇA MPOSHTET PËRSËRI NË ”MINATORI”, PRIZRENI 16 TREGON FORCËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një fitore dëshpëruese vjen për Trepçën, kësaj rradhe nga Prizreni 16 në kuadër të xhiros 16 në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Skuadra mysafire e Prizrenit 16 ka arritur të mposhtë ekipin vendas të Trepçës sonte në ”Minatori” me epilogun përfundimtar 80-94.
Në fakt rrjedha e ndeshjes ishte e ngushtë me Prizrenin 16 që e fitoi çerekun e parë 17-29, derisa i dyti i takoi ngushtë Trepçës 22-19 e skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39-48 në favorin e mysafirëve.
Në pjesën e dytë, Trepça u duk sikurse u këndell sepse e fitoi çerekun e tretë 20-16 dhe hyri në periodën vendimtare me vetëm -5, por në çerekun e fundit Prizreni 16 përsëri ndezi motorët dhe arriti ta fitojë periudhën finale 21-30, për ta siguruar fitoren meritore.
Komplet pesëshja e parë e Prizrenit 16 arriti pikë dyshifrore sonte dhe faktikisht i siguroi fitoren ekipit, sepse nga banka rezervë sonte nuk morën kontribut fare e individët më të dalluar ishin, Courney Fells me double-double(31pk, 14krc), Arti Hajdari (23), Jordan Lyons (18), Ivan Koljeviq (12) e Urim Zenelaj me double-double (10pk, 10krc).
Te Trepça s’mjaftuan assesi për fitore, Ty Cockfield me 18 pikë, Ryan Wright me 17, Amin Hot me 14 e Drilon Hajrizi me 13 sosh.
Pas xhiros së 16-të, Trepça renditet në vendin e tretë me 26 pikë, 10 fitore e 6 humbje, ndërsa Prizreni 16 ngritet në pozitën e 4-të me 25 pikë, 10 fitore e 5 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prizreni 16 e pret Golden Eagle Yllin në Therandë e Trepça i shkon Dritës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.