Basketboll

FBK PRITI NË TAKIM DREJTUESIT E EKIPEVE TË ARTMOTION SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës të prirë nga kryetari Arben Fetahun, kanë pritur në takim drejtuesit e klubeve të ArtMotion Superligës së Kosovës.

Në takim është diskutuar për ecurinë e garave në elitë dhe planet e këtij edicioni, sepse stinori pranveror ka filluar vrullshëm në basketbollin e Kosovës, me ndeshje shumë interesante, kurse gjatë muajit Shkurt do të zhvillohet edhe Final 8 i Kupës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se drejtuesit e FBK-së kanë shprehur përkrahjen e tyre për klubet, ndërsa të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë zotuar për angazhimin e shtuar, që garat në elitë të kenë mbarëvajtje të mirë dhe të rritet cilësia në Art Motion Superligë.

Në këtë takim kanë qenë prezentë të gjithë përfaqësuesit e klubeve elitare, përpos atyre të Dritës që kanë munguar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.