Basketboll

PESËSHE INTERESANTE DHE MVP BEFASUES NGA XHIRO 16 E ELITËS KOSOVARE

KY MVP NUK PRITEJ NGA ASKUSH...!

1.W.MITCHELL (PRI), 2. I.JOHNSON (DRI), 3.C.FELLS (PZ16), 4.M.YARBROUGH (RAH), 5.S.MAXWELL (PEJ).

1. Plejmejkeri i xhiros 16 në në ArtMotion Superligën e Kosovës për të dytën herë me rradhë shpallet Wendell Mitchell i Sigal Prishtinës e cila skuadër edhe pse u mposht nga Peja, Mitchell ishte individi më meritor pse kryeqytetasit ishin afër përmbysjes së rezultatit, me 23 pikë prej tyre 100% i saktë për dyshe (6/6), shtoi 3 treshe nga 7 tentime dhe realizoi 2 gjuajtje të lira nga 4 tentime. Mitchell pati edhe 13 kërcime, 5 asiste e 5 vjedhje topash, për njërin prej indekseve më të lartë të kësaj xhiroje +38.

2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare me plotë meritë ishte, Isaiah Johnson i Dritës që përkundër performancës për mbamendje nuk arriti të sjellë fitoren e parë sezonale për Dritën, ai shkëlqeu në aspektin individual me double-double monstruoz prej 43 pikëve e 17 kërcimeve, por pati edhe 4 asiste dhe 1 top të vjedhur. Johnson kishte 7 treshe nga 13 tentime, 9 dyshe nga 17 tentime, derisa realizoi edhe 4 gjuajtje të lira nga 6 tentime e kjo performancë i dha atij indeksin super-sonik të xhiros në Art Motion Superligë prej +47.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 16-të në ArtMotion Superligë, këtë javë rikthehet ish-NBA lojtari, Courtney Fells që sivjet po shkëlqen te Prizreni 16. Fells ishte i pandalshëm në fitoren e madhe të Prizrenit si mysafir te Trepça, ku realizoi 31 pikë, prej tyre plotë 5 treshe nga 10 tentime, nga gjuajtjet e lira ishte i saktë 100% me 4/4, por kishte edhe 6 dyshe të realizuara nga 10 tentime. Ai në këtë fitore meritore të prizrenasve kishte edhe 14 kërcime, 3 asiste e 2 vjedhje topash. Kjo bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin fantastik prej +39.

4. Në pozitën e alo-qendrës këtë xhiro rikthehet alo-qendra e fuqishme e Rahovecit, Milik Yarbrough. 202 centimetërshi amerikan i Rahovecit realizoi shifrat magjike triple-double në fitoren e vështirë të ‘rrushave’ ndaj Dritës, duke realizuar 23 pikë, 11 kërcime e 10 asiste, por duke shtuar edhe 5 bllokada dhe 1 vjedhje topi. Për këtë kontribut të madh në fitoren e ‘vreshtarëve’, Milik u notua me indeksin e lartë prej +38.

5. Dhe në pozitën e qendrës, kësaj here vendoset përbiruesi i madh i Pejës sivjet, Stephen Maxwell i cili realizoi double-double me shumë vlerë në fitoren e vështirë të Pejës në kryeqytet me 34 pikë, 10 kërcime, 3 asiste dhe 1 vjedhje topi. Max në këtë duel realizoi nga gjuajtjet e lira, 12 pikë nga 15 tentime, gjersa për dyshe nga 17 tentime pati 11 realizime, për çka e mori notën fenomenale plus +38.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 16 TË ARTMOTION SUPERLIGËS

ISAIAH JOHNSON (DRITA)


Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 16-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon amerikanit të vetëm te Drita aktualisht, Isaiah Johnson.

Edhe pse Drita u mposht nga Rahoveci, Johnson ishte individi më meritor pse gjilanasit ishin rivalë të denjë të ‘vreshtarëve’ në këtë duel, duke realizuar double-double fantastik me 43 pikë e 17 kërcime, por që pati edhe edhe 4 asiste dhe 1 vjedhje topi. Shënimet e Johnsonit erdhën nga të gjitha pozitat ku qëlloi plotë 7 treshe nga 13 tentime, kishte 9 dyshe nga 17 tentime dhe realizoi 4 gjuajtje të lira nga 6 tentime. Për këtë performancë mjeshtërore ai u notua me indeksin më të lartë të xhiros nga gjithë lojtarët e ekipeve prej +47 dhe normalisht që shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro e dyta e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.