Basketboll

PEJA PËRMBYS DHE MPOSHT TEUTËN PËR TË RRADHITUR FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Vazhdon forma e mirë e Pejës edhe në Ligën Unike.

Ekipi pejan ka fituar me përmbysje ndaj Teutës, pasiqë deri në çerekun e tretë mysafirët e kishin avantazhin e vendasit u treguan më të vëmendshëm në fund dhe fituan 103-101.

Peja në fakt e nisi duelin pak më mirë dhe fitoi çerekun e parë 29-26, por Teuta në të dytin hyri furishëm dhe e fitoi 23-31, për të shkuar në pushim 52-57.

Në pjesën e dytë, Teuta e fitoi çerekun e tretë 25-29 dhe dukej sikur po shkonte drejt fitores, por verdhezinjët s’menduan kështu sepse ‘ndezën’ motorët dhe fituan çerekun vendimtar 26-15, për të shënuar fitore.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore te Peja sonte, Stephen Maxwell me double-double(30pk, 11krc), Dardan Berisha (26), Tyrone White (20) dhe Arian Qallaku 11 sosh.

Te Teuta nuk mjaftuan për fitore, Cameron Satterwhite me 26 pikë e as Frenki Lilaj me 18 sosh.

Pas kësaj ndeshje, Peja ka 6 fitore e 2 humbje në Unike, derisa Teuta ka 4 fitore e 4 humbje.

Në xhiron e rradhës, Peja e pret Golden Eagle Yllin e Teuta e pret Rahovecin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.