Basketboll

PRISHTINA MPOSHTET PAS 5 FITOREVE NË BIBL

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka filluar me humbje vitin 2022 në Ligën Ballkanike.

Ekipi kryeqytetas u mposht në udhëtim nga Ibri i Rozhajës me rezultat final 87-83.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë interesante me Prishtinën që e fitoi çerekun e parë 19-25, derisa i dyti ju takoi vendasve që e fituan 26-21 dhe Prishtina e mbylli pjesëlojën e parë me avantazh minimal 45-46.

Në pjesën e dytë, Prishtina përsëri e nisi më mirë duke e fituar çerekun e tretë 18-22, derisa në të fundin më i suksesshëm u tregua ekipi vendas që e fitoi periodën vendimtare 24-15 dhe kjo i shërbeu për ta fituar krejtësisht takimin.

Vasilije Knezevic ishte individi më i dalluar te Ibri sonte në fitore me 26 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Nedim Felec me 20 pikë e Nemanja Knezevic me 12 sosh.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Kenny Brown me 32 pikë e Muhamedali Janjeva me 15 sosh.

Pas 8 xhirove në Ligën Ballkanike, Prishtina ka 5 fitore dhe 3 humbje. Derisa, Ibri ka 3 fitore dhe 5 humbje.

Në xhiron e rradhës, Prishtina e pret ekipin izraelit, Ironi Nahariya.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.