Basketboll

YLLI I BËN KONAKUN VLLAZNISË SË SHKODRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Therandë, sonte në kuadër të xhiros së parë të stinorit pranveror në Ligën Unike.

Kampioni dhe lideri aktual i garës, Ylli e pret në Therandë, Vllazninë e Shkodrës që sivjet s’po gëzon formë të mirë në gara.

Deri tani, therandasit kanë gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa shkodranët një fitore dhe gjashtë humbje.

Sfida fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën Artmotion.

Si zakonisht të rejat para dhe pas ndeshjes, pesëshet startuese, rezultatin, por edhe raportin final të sfidës do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.