Basketboll

5SHJA DHE MVP NGA XHIRO E PARË E STINORIT PRANVEROR NË LIGËN UNIKE

PESËSHE E FORTË DHE MVP BEFASUES POR...

Prishtinë(AsistiOnline) – 1.I.KOLJEVIQ (PZ16), 2.G.DAVIS (KAM), 3.M.YARBROUGH (RAH), 4.S.MAXWELL (PEJ), 5.G.MORINA (YLL).

1. Plejmejkeri i xhiros 8 në Ligën Unike shpallet veterani malazez i Prizrenit 16, Ivan Koljeviq i cili ishte fantastik në triumfin e bardhezinjëve ndaj Kamzës, duke realizuar 21 pikë, 6 kërcime, 9 asiste dhe 3 vjedhje topash. Koleviq pikët i shënoi nga treshet ku kishte 4 realizime nga 7 tentime, realizoi 3 nga 5 gjuajtjet e lira dhe shtoi 3 dyshe nga 6 tentime e me këtë indeks prej +29 ai shpallet plejmejkeri i xhiros.

2. Fundori i javës këtë javë ishte Gerard Davis edhe pse ekipi i tij Kamza u mposht nga Prizreni 16, ai kishte plotë 35 pikë, prej të cilave i realizoi 5 treshee nga 6 tentime, kishte 9 dyshe prej 18 tentimeve dhe për gjuajtjet e lira tentoi 4 herë e qëlloi 2 herë, Davis në këtë duel kontriboi edhe me 9 asiste, 4 kërcime e plotë 5 vjedhje topash e kjo performancë i dha atij indeksin mëse fantastik prej +41.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 8-të në Ligën Unike, këtë javë e kemi amerikanin e frikshëm të Rahovecit, Milik Yarbrough. Ai shkëlqeu në fitoren e ‘vreshtarëve’ ndaj Tiranës me 31 pikë, 7 kërcime e 2 asiste. Milik realizoi plotë 6 treshe nga 8 tentime, 6 dyshe nga 10 tentime dhe 1 gjuajtje të lirë nga 1 tentim. Kjo bëri që ylli i Rahovecit të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të Unikes me indeksin +30.

4. Në pozitën e alo-qendrës kësaj rradhe na vije Stephen Maxwelli i Pejës që ishte individi më meritor pse Peja e fitoi dramën e madhe ndaj Teutës. Maxwell realizoi double-double fantastik me 30 pikë e 11 kërcime, por shtoi edhe 1 asist e 1 vjedhje topi. Max pikët i shënoi nga tentimet për dyshe nga të cilat kishte 11 shënime nga 18 tentime, dhe i realizoi 8 gjuajtje të lira nga 10 tentime. Për këtë kontribut ai u notua me indeksin e lartë +31, prej më të lartëve këtë xhiro.

5. Në pozitën e qendrës, për këtë xhiro e para e stinorit pranveror të Unikes na vije qendra vendore e Yllit, Gëzim Morina i cili ishte dominant në trapez në fitoren ndaj Vllaznisë me 17 pikë, 6 kërcime, 5 asiste e 1 vjedhje topi. Morina ishte fenomenal dhe qind për qind pothuajse nga çdo pozitë dhe ia prishi vetëm 1 huqje nga dyshet (2-3), derisa nga vija për treshe, 3 herë tentoi e po aq herë shënoi, njësoj sikurse nga gjuajtjet e lira (4/4), për çka mori notën plus 26, më të lartën për një qendër kte javë.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 8 TË LIGËS UNIKE
GERARD DAVIS (KAMZA)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e pestë të Unikes pa edhe as dyshimin më të vogël i takon yllit të Kamzës, Gerard Davis i cili ishte fantastik ndaj Prizrenit 16 edhe pse ekipi i tij u mposht.

Me plotë 35 pikë (5 treshe nga 6 tentime, 9 dyshe nga 18 tentime dhe 2 gjuajtje të lira nga 4 tentime), por duke shtuar edhe 9 asiste, 4 kërcime e 5 vjedhje topi dhe me indeksin fe-no-me-nal prej plus 41, normalisht që shpallet MVP në kte xhiro në Ligën Unike.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.