Basketboll

BASHKIMI NUK NDALET, TRANSFERON NJËRIN PREJ 2 TOP-SHËNUESVE NË QIPRO

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit vazhdon të përforcohet për stinorin pranveror në ArtMotion Superligën e Kosovës.

Portokallinjët sonte njoftuan për arritjen e marrëveshjes me një lojtar të ri të huaj.

Brandon Averette i gjatë 188 centimetra te Bashkimi vije nga skuadra ”AEL Limassol”, si koshashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit elitar të Qipros, me mesatare prej 24.5 pikëve për ndeshje.

Bashkimi për do do jetë aventura e dytë në Evropë, gjersa në SHBA ai ka luajtur për kolegjin nga NCAA1 ”Brigham”.
Me Kazarnovskin dhe Thompsonin, Bashkimi aktualisht numëron tre të huaj në skuadër e shumë shpejtë pritet të transferohet edhe një lojtar i huaj i pozitave 4/5.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.