PENZA TRANSFERON PLEJMEJKERE AMERIKANE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza e ka prezantuar sonte një lojtare të re të ekipit.
Taylor Barnes është emri i basketbollistes që ka përforcuar rradhët e vashave pejane.
Ajo është e gjatë 178 centimetra dhe luan në pozitën e organizatores së lojës.
Në sezonin e fundit të saj si lojtare aktive (2019/20), ka qenë pjesë e kolegjit nga NCAA1 ”Georgetown” me të cilët në 29 ndeshje ka luajtur me mesatare prej 13.1 pikëve, 2.9 kërcimeve e 2.2 asisteve për ndeshje, si lojtarja kryesore e skuadrës.
Te Penza përpos Barnes paraqitet edhe Rael Whitsitt, derisa ekipi pritet të përforcohet edhe me një basketbolliste të pozitës qendër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.