Basketboll

RAHOVECI E MPOSHT TIRANËN, GJYSMA E PIKËVE NGA TRESHET

Prishtinë(AsistiOnline) – Rahoveci e ka arritur fitoren e dytë rradhazi në vitin 2022.

Kësaj here ‘vreshtarët’ fituan ndaj Tiranës në Ligën Unike me rezultatin e thellë 100-89  e treshet ishin arma më e fortë e tyre sonte, ku nga 27 tentime qëlluan 17 herë në cak.

Ekipi i Ljupco Malinkovit i fitoi dy periodat e para (25-19, 32-21) dhe mbylli pjesën e parë në avantazh të konsideruar 57-40.

Në pjesën e dytë, Tirana i fitoi dy çerekët e fundit ngushtë 22-23 e 21-26, por që fitorja ishte larg tyre, sepse diferenca nga pjesa e parë ishte në favorin e Rahovecit që triumfoi me meritë.

Milik Yarbrough ishte enigmë e pazgjidhur për ekipin e Erkand Karajt sonte me 31 pikë prej tyre 6/8 për treshe, derisa u ndihmua edhe nga Musab Mala me 25 pikë 4/5 nga treshet dhe Fis Rugova që shtoi 20 pikë e kishte 4 treshe nga 8 tentime.

Te Teuta s’mjaftuan për fitore, Endrit Hysenagolli me double-double (25pk, 17krc) e Juljan Hamati me 17 sosh.

Ishte kjo fitorja e tretë e Rahovecit në Ligën Unike, karshi 5 humbjeve dhe ‘vreshtarët’ futen në garë serioze për ‘play off”. E Tirana pësoi humbjen e 4-të sezonale karshi 4 fitoreve.

Në xhiron e ardhshme, Tirana i shkon Prizrenit 16 e Rahoveci luan në udhëtim te Teuta.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.