Basketboll

VËLLAZNIMI FITON NDAJ NEW BASKETIT PAS DY VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka ruajtur edhe këtë xhiro epitetin e të pamposhturit në Ligën e parë të Kosovës.

Gjakovarët kanë triumfuar në Therandë ndaj New Basketit me rezultatin e ngushtë 93-96 dhe atë vetëm pas vazhdimeve pasiqë fillimisht koha e rregullt u mbyll baraz 76-76 e më pas edhe vazhdimi i rradhës u mbyll baraz 89-89.

New Basketi e nisi më mirë duke e fituar çerekun e parë 26-18, derisa i dyti i takoi ngushtë Vëllaznimit  15-20 e vendasit e mbyllën pjesën e parë me avantazh 41-38.

Në të dytën, Vëllaznimi fitoi ngushtë dy periodat e fundit (15-17, 20-21), por koha e rregullt nuk dha fitues dhe ndeshja shkoi në vazhdime (76-76), lojë e ngushtë u zhvillua edhe në vazhdimin e e rradhës dhe kjo bëri që të mbyllet baraz edhe ky 89-89, por që pas tij Vëllaznimi disi e mori kontrollin dhe me gjuajtjet e lira nga Atik Koshi e fitoi takimin më të vështirë ndoshta të stinorit.

Amerikani Michael Green edhe pse doli para kohës me 5 faule, ishte individi më i dalluar te Vëllaznimi në fitore sonte me 28 pikë, derisa lojë të mirë treguan edhe Besnik Azemi me 25 pikë e 12 kërcime, Bardh Rexha me 23 pikë e 16 kërcime dhe Atik Koshi që shtoi 13 pikë.

Te New Basketi s’mjaftuan assesi për fitore, Jordan Robinson me 39 pikë, 12 kërcime e 6 asiste, Hajriz Hazeri me 19 pikë e as Gent Shala me 16 pikë.

Pas 10 ndeshjeve në Ligën e parë, Vëllaznimi ka 10 fitore nga po aq ndeshje dhe numëron 20 pikë në tabelë. Derisa, New Basketi tash ka 4 fitore e 6 humbje dhe 14 pikë si i 7-ti.

Në xhiron e rradhës, Vëllaznimi e pret MH Prishtinën e New Basketi luan ndaj Feronikelit.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.