Basketboll

BASKETBOLLI PËRSËRI PA SHIKUES, VENDIMI NË FUQI DERI NË KËTË DATË…

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit e Kosovës sot ka njoftuar se konform Masave të Reja anti-Covid19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës prej sot (22.01.2022) e deri më 4 Shkurt 2022 nuk do të lejohen shikues në palestrat sportive.

Në njoftim thuhet se Federata e Basketbollit e Kosovës informon se përveç 10 personave zyrtarë të klubeve me Vendimin e ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk lejohet prania e shikuesve të tjerë në ndeshjet e basketbollit.

Në vijim mund ti lexoni pikat specifike të Qeverisë së Kosovës për aktivitetet sportive.

Sporti dhe rekreacioni

  1. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  2. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura dhe të hapura nuk lejohet prania e shikuesve.
  3. Mbyllen fitneset, palestrat dhe institucione të tjera për shfrytëzim të publikut për aktivitete sportive dhe rekreative, me përjashtim të klubeve profesionale sportive.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.