Basketboll

LIDERJA E ELITËS FEMËRORE ME FITORE RUTINORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Liderja e Superligës së Femrave, KBF Prishtina ka vazhduar me fitore edhe këtë xhiro.

Një triumf i lehtë ka ardhur për vashat nga kryeqyteti që mposhtën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Trepçën me rezultatin përfundimtar 98-52.

Katër basketbolliste arritën pikë dyshifrore te Prishtina sot, Tynice Martin (25), Arbnore Përçuku me double-double (22pk, 12ast, 8krc), Agnesa Rrahmani double-double (21pk, 14krc) dhe Sarah Mgbeike poashtu double-double (14pk 15krc).

Te Trepça vetëm një lojtare arriti pikë dyshifrore, Ta`sharra Jeffries që kishte 28 pikë.

Pas xhiros së 12-të, Prishtina gjendet bindshëm e para në tabelë me 24 pikë e 12 fitore, derisa Trepça gjendet e 4-ta me 15 pikë, 3 fitore e 9 humbje.

Në xhiron e rradhës, KBF Prishtina i shkon Vëllaznimit e Trepça e pret Kastriotin.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.