PENZA VAZHDON NDJEKJEN E KREUT ME FITORE TË THELLË
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Penza e ka vazhduar me fitore stinorin pranveror në elitën e basketbollit kosovar femëror.
Vashat pejane mposhtën Vëllaznimin në shtëpi me rezultat tejet të thellë dhe përfundimtar 104-54.
Pothuajse i gjithë ekipi i pejaneve shtoi pikë në këtë fitore e më të dalluarat ishin, Rael Whitsitt me double-double (42 pk, 19 krc), Taylor Barnes shtoi 24 pikë dhe veteranja Valbona Bytyqi kishte 17 pikë.
Te Vëllaznimi lojë të mirë treguan, Kendra Williams me 33 pikë e Festa Bicurri me 10 sosh.
Pas xhiros së 12-të te elita e femrave, Penza pozicionohet e dyta në tabelë me 10 fitore, 2 humbje e 22 pikë. Derisa Vëllaznimi gjendet i 5-ti me 4 fitore e 9 humbje dhe 15 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Penza e luan derbin ndaj Bashkimit në Prizren e Vëllaznimi e pret Prishtinën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.