”Vreshtarët” për të arritur synimin janë duke përforcuar skuadrën edhe më tutje me lojtarë të rinjë të huaj.
AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin ka mësuar se drejtuesit e tyre tashmë kanë finalizuar marrëveshjen me qendrën e re i cili quhet, Jervon Pressley.
Pressley është i gjatë 2,03CM dhe aktivizohet në pozitat 4/5, derisa ekipi i tij i fundit ka qenë ”Union SF” nga Elita e Argjentinës me të cilët në 8 ndeshje u paraqit me mesatare prej 4 pikëve e 2.9 kërcimeve për ndeshje.
Basketbollisti amerikan ka një karrierë tejet të pasur në Evropë duke luajtur në Bosnje, Finlandë, Gjermani, Izrael, Sllovaki e Ukrainë dhe natyrisht në SHBA e nga tërë këto eksperienca veçohet ajo në Ukrainë me ”Zaporizhye-n ku luajti për tri vite rresht.
Pressley shpejtë pritet që të aterojë në Kosovë dhe të vihet nën-urdhërat e Ljupco Malinkovit.
/AsistiOnline.com/


