ANTE NAZOR DËNOHET ME SHUMË TË LARTË FINANCIARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Përjashtimi nga loja me Bashkimin në fundjavë, nuk do jetë sanksioni vetëm për trajnerin e Sigal Prishtinës, Ante Nazor.
Tekniku kroat është dënuar nga Komesari i Garave pranë FBK-së për thyerjen e rregullores së kësaj të fundit me një shifër tejet të lartë financiare.
”Ante Nazor (Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 600 euro”, thuhet në informatorin e xhiros 17 të ArtMotion Superligës që u publikua në sajtin zyrtar të FBK-së.
Të kujtojmë se Prishtina e mposhti Bashkimin në Prizren, por në shumicën e kohës u drejtua nga Andin Rashica pasiqë Nazor u përjashtua nga loja me dy teknike të një pasnjëshme nga gjyqtarët e takimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.