Basketboll

KBF BASHKIMI FITON NDAJ PARTIZANIT NË SHQIPËRI

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Partizanit në udhëtim me rezultat 59:71 (15:18, 17:20, 9:16, 18:17), në xhiron e gjashtë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Vashat mysafire e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 7:14, por vendaset rikthehen shpejt për të afruar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundon 15:18. Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë deri në 16 pikë, 18:34, por me kalimin e minutave, vashat nga kryeqyteti shqiptar ngushtojnë rezultatin, ku pjesa e parë përfundon me shifrat 32:38.

Periodën e tretë shumë më mirë e nisën basketbollistet e Bashkimit që sërish u shkëputën në 14 pikë, 36:50, por kësaj radhe nuk lejuan epërsinë të shkrihet dhe rezultati pas 30 minutash ishte 41:54. Në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi menaxhoi lojën dhe epërsinë, duke triumfuar me shifrat 59:71.

Te Partizani u dalluan Ornela Lalaj me 12 pikë e tetë kërcime dhe Ketjona Fekollari me 17 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi më e dalluara Monique Coker me 20 pikë e 21 kërcime.

Partizani ka një fitore e pesë humbje, kurse Bashkimi ka tri fitore dhe tri humbje.

 

/LigaUnike/

Komentet janë të mbyllura.