VIDEO LAJM: I FTOHTI POLAR NGRINË STARTIN E PRANVERËS SË NXEHTË TË BASKETBOLLIT KOSOVAR
ASISTI 479 TRAJTON PROBLEMIN BANAL, MUNGESËN E NGROHJES NË PALESTRA
(ASISTIONLINE) – Pavarësisht se kemi hyrë në edicionin e 23 të basketbollit kosovar pas luftës së viti 1999 edhe sivjet po përsëritet problemi shumë banal i cili , jo se nuk do të duhej të ndodhte por as të diskutohej më: të ftohtit dhe acari polar në palestra.
Të mërdhitën akterët e ndeshjeve të basketbollit në palestra, 23 vjet pas luftës është TMERR dhe BANALE !
Kjo është e patolerueshme por fatkeqësisht , më shumë se dy dekada pas luftës, emisionit të parë dhe të vetëm ekskluziv për basketboll në vendin tonë, ASISTIT po i duhet të merret me këtë temë.
Shkak për ta diskutuar këtë temë ishte acari i cili mbretëroj të dielën e kaluar në derbin Bashkimi – Sigal Prishtina ku kushtet ishin jo humane dhe absolutisht të papranueshme për lojë .
“Të nderuarit e mi, të gjithë ata që kanë qenë prezent të dielën në ndeshjen Bashkimi – Sigal Prishtina , kanë qenë dëshmitar se temperatura jo se nuk ishte 16 shkallë Celzius por sikurse e thash në komentim se: edhe pinguinët do të ngriheshin në Palestër dhe fare nuk ka pasur nevoj për termometër. Është shumë jo humane dhe e pakuptimtë që ndeshjet të zhvillohen në ato kushte, vetëm sa për t’u zhvilluar dhe për të thënë se u zhvilluan” ishin fjalët e Agon Fehmiut në ASISTIN 479 të transmetuar në Art Sport 1 në Artmotion dhe dhe Klan Kosova.
Lidhur me këtë problem serioz për të cilin i gjithë komunitetit i basketbollit ka kritika të mëdha , në ASIST u rikujtua Neni 26 i Propozicioneve të Garave të FBK-së i cili rregullon çështjen e kushteve dhe temperaturave të domosdoshme për zhvillimin e ndeshjeve: “Neni 26. Paragrafi 1. i Propozicioneve të Garave i cili ka të bëjë me Temperaturat në palestra e saktëson qartë se temperatura gjatë zhvillimit të ndeshjes në palestër nuk guxon të jetë nën 16 Gradë Celsius” ka rikujtuar moderatorja e ASISTIT Ulpiana Emra duke e cituar një pjesë të paragrafit i cili megjithatë, lë hapësirë për një marrëveshje mes klubeve ku thuhet se “nëse ekipi mysafirë pajtohet që ndeshja të zhvillohet në temperaturë edhe më të ulet se 16 Gradë Celsius, ndeshja do të zhvillohet nëse JO atëherë ndeshja do të shtyhet për 24 orë dhe gjatë kësaj kohe ekipi vendës duhet të gjejë sallë më të nxehtë dhe të regjistruar për zhvillimin e ndeshjes. Nëse ekipi vendës brenda këtij afati nuk mund të sigurojë palestër me kushte të përshtatshme, atëherë do ta humb ndeshjen me rezultat zyrtar”.
Asistuesi i juaj Agon Fehmiu i cili ishte komentator i kësaj ndeshjeje po ashtu e ka cituar Nenin 26, Paragrafin 2 i cili obligon ekipin vendas apo organizatorin e ndeshjes që vëzhguesit t’ia sigurojnë termometrin për çdo ndeshje, nëse është e nevojshme të bëhet matja e temperaturës në sallë mirëpo në fund të ka theksuar se “në këtë ndeshje, nuk kishte nevojë fare për matje me termometër sepse temperaturat ishin polare dhe kushte për lojë nuk ka pasur.”
Në episodin 479 të ASISTIT nuk u kritikua vetëm Federata e Basketbollit të Kosovës për mos intervenimin lidhur me temperaturat polare në palestra dhe lejimin e zhvillimit të ndeshjeve në këso kushte duke mos i zbatuar Propozicionet e Garave por edhe vet klubet.
Klubet u kritikuan për injorimin e faktit se në palestra nuk ka ngrohje dhe për një marrëveshje të heshtur në mes njëri-tjetrit “nëse ti nuk ankohesh te unë, as unë nuk do të ankohem kur vi te ti”.
Për këtë, Agon Fehmiu u shpreh i zhgënjyer dhe kërkoj urgjentisht ndryshim të qasjes së klubeve dhe FBK-së duke respektuar Propozicionet e Garave, gjithnjë në të mirë të shëndetit të lojtarëve. “Adhurues të basketbollit, për këtë situatë kanë faj edhe vet klubet që pranojnë të luajnë në këto kushte. Të jemi të sinqertë, privatisht ata të gjithë po vijnë dhe po ankohen tek ne gazetarët dhe po e kritikojnë të ftohtit mirëpo kur po vjen puna që t’i thonë stop kësaj dukurie që është shumë e thjeshtë, vetëm duhet të refuzojnë të luajnë në këso kushte atëherë çka po ndodh, për hatrin e njëri-tjetrit po bëjnë lëshime dhe po i zhvillojnë ndeshjet në këso kusht jo humane duke rrezikuar shëndetin e lojtarëve. Deri sa të shkoj kjo punë kështu dhe deri sa skuadrat do t’ia bëjnë qejfin njëra tjetrës dhe pranojnë të luajnë në këso kushte polare, s’ka hair prej kësaj pune”
ASISTI ka dërguar porosinë se këto marrëveshje të heshtsha duhet të ndalen dhe se mjafton që një skuadër të dal e para dhe të refuzon të luaj në kushte jo –njerëzore dhe acar duke kërkuar nga vëzhguesi zbatimin e Propozicioneve të Garave, gjë të cilën vëzhguesi i ndeshjes ËSHTË I OBLIGUAR TA BËJË EDHE VET pa e kërkuar klubet dhe kështu të merret vendimi meritor dhe të mos lejohet zhvillimi i ndeshjeve në këso kushte jo humane. “Shikoni, nuk është këtu më pyetje e hatër-mbetja në mes të klubeve por është thjeshtë një kusht elementar që lojtarët të mund të ecin e vrapojnë pa frik nga lëndimet dhe sëmundjet “ dërgoi mesazhin Agon Fehmiu duke shprehur brengat e mëdha për faktin se në çfarë kushte duhet të luajnë sportistët.
“Me të vërtet është gjynah, mëkat dhe definitivisht jo-humane se në çfarë temperatura të ulëta po luajnë basketbollistët . Nuk po foli vetëm për faktin se duart shtangën dhe koncentrimi bjen në të ftohtë por kjo është, shumë e rrezikshme dhe mund të sjell deri te lëndimet serioze … “ tha Fehmiu dhe sikurse kishte bërë me 13 Dhjetor 2021 në ASISTIN 474, publikisht apeloi te FBK, klubet dhe komunat që i menaxhojnë palestrat që urgjentisht të ndërmarrin masa dhe t’i obligojnë organizatorët të krijojnë kushte normale dhe humane për lojë përndryshe garat nuk kanë më kurrfarë kuptimi.
Trajtimin e problemit të të ftohtit polar në palestra ASISTI e përmbylli me thirrje FBK-së që t’i obligojnë klubet që patjetër të zbatojnë Propozicionet e Garave dhe të krijojnë kushte njerëzore për një lojë basketbolli kurse klubeve u bëri thirrje që të bashkëpunojnë ngushtë dhe ta bëjnë seriozisht dert me kryetarët e komunave që palestrat të ngrohen. “Ju lutemi të gjithëve që urgjentisht të ndërmerrni veprime për ta bërë një gjë shumë të thjeshtë, me i ngroh palestrat dhe me iu ofrua kushte normale dhe humane sportistëve, jo vetëm basketbollistëve por edhe të gjithë atyre që ushtrojnë dhe luajnë në këto palestra” tha Agon Fehmiu dhe e përmbylli trajtimin e të ftohtit polar në palestra.
Më posht, mund ta shikoni videon komplete të trajtimit të problemit të acarit në palestra
Komentet janë të mbyllura.