Basketboll

BASHKIMI SHTON NË SKUADËR QENDRËN 211 CENTIMETËRSHE

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka zyrtarizuar sonte edhe një lojtar të ri të huaj.

Portokallinjët kanë publikuar arritjen e marrëveshjes me qendrën 211 centimetërshe, John Florveus.

John ka karrierë rreth 9 vjeçare në skuadra të ndryshme evropiane si në Rumani, Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Sllovaki, Slloveni, Francë, Spanjë dhe së fundmi në Portugali.

Skuadra e tij e fundit (2021/22) ka qenë ajo elitare ”Ovarense” në Portugali tek të cilët në 10 ndeshje luajti me mesatare prej 10 pikë e 4.7 kërcime për ndeshje.

Florveus pritet të debutojë me Bashkimin qysh nesër në ndeshjen që e zhvillojnë si mysafir përballë Rahovecit.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.