Basketboll

5-SHJA DHE MVP NGA XHIRO 18 E ARTMOTION SUPERLIGËS, MVP ME SHIFRA…

MVP-JA ME SHIFRAT MAGJIKE...

1. I.KOLJEVIQ (PZ16), 2.M.MALA (RAH), 3.D.HAJRIZI (TRE), 4.R.McCoy (PZ16), 5.H.SHIRKO (YLL).

1. Plejmejkeri i xhiros 18 në në ArtMotion Superligën e Kosovës shpallet Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 i cili e mposhti Dritën e ai ishte individi pothuajse më meritor në këtë fitore, me double-double

23 pikë e 11 asiste, por shtuar edhe 6 kërcime e 1 top të vjedhur, përderisa pikët i shënoi prej dysheve ku nga 7 tentime qëlloi 5 herë, kishte 3 treshe nga 6 tentime dhe nga gjuajtjet e lira tregoi 100% saktësi (4/4), për njërin prej indekseve më të lartë të kësaj xhiroje +36.

2. Fundori i javës këtë xhiro të elitës kosovare për herë të parë sivjet shpallet, Musab Mala i Rahovecit që realizoi shifrat magjike triple-double në fitoren e ‘vreshtarëve’ ndaj Bashkimit. Mala ndaj ish-skuadrës shënoi 15 pikë (3/7 për dyshe, 2/7 për treshe dhe 3/4 na gjuajtjet e lira), ai asistoi 14 herë për bashkëlojtarët dhe kapi 12 topa nën-kosh, Mala kishte edhe 1 top të vjedhur, gjersa kjo performancë e lartë i dha atij indeksin fenomenal prej +27 dhe duhet cekur se kte edicion deri tani pak lojtarë në elitën kosovare arritën këto shifra magjike në basketboll.

3. Në pozitën e alosë në xhiron e 17-të në ArtMotion Superligë, këtë javë vendoset ylli vendor te Trepça, Drilon Hajrizi një prej më të merituarve në fitoren e ‘xehtarëve’ ndaj Pejës, Aloja mitrovicase realizoi 21 pikë, prej tyre fantastik nga gjuajtjet e lira me 7 nga 7, ishte 4/5 nga dyshet dhe qëlloi 2 treshe nga 6 tentime, përpos pikëve, Driloni kishte edhe 7 kërcime, 4 asiste e 1 vjedhje topi. Kjo bëri që ai të jetë aloja më e mirë e kësaj xhiroje të elitës kosovare me indeksin +26.

4. Në pozitën e alo-qendrës këtë xhiro vendoset edhe një individ i Prizrenit 16 në fitoren ndaj autsajderit, Dritës. Robert Mccoy i cili realizoi double-double prej 24 pikëve (7/7 nga gjuajtet e lira, 17/13 nga dyshet dhe 1/3 për treshe) e 15 kërcimeve, por shtoi edhe 6 topa të vjedhur, 2 asiste e 2 bllokada. Gjithsesi që ky kontribut i dha atij njërin prej indekseve më të larta +36 për kte javë.

5. Dhe në pozitën e qendrës për këtë xhiro e kemi Henrik Shirkon e e Yllit që shkëlqeu në fitoren e therandasve ndaj Prishtinës, duke pasur 29 pikë, 5 kërcime, por shtuar edhe 4 asiste e 1 vjedhje topi0. Kroati në këtë duel realioi 5 dyshe nga 7 tentime, 7 gjuajtje të lira nga 8 tentime dhe kishte 4 treshe nga 9 tentime, për çka e mori notën plus 27.

_______________________________________________________________________

MVP I XHIROS 11 TË ARTMOTION SUPERLIGES

MUSAB MALA (RAHOVECI)

Krejt në fund, epiteti i MVP-së në xhiron e 18-të në elitën kosovare me plotë meritë i takon përbiruesit të Rahovecit, Musab Mala i cili ishte individi kryesor te ‘vreshtarët’ në fitore në derbi ndaj Bashkimit.

Musabi realizoi triple-double fenomenal ndaj ish-skuadrës, duke shënuar 15 pikë, bërë 14 asiste dhe kapur 12 topa, gjersa vjedhi edhe 1 top nga kundërshtari. Shënimet e Malës erdhën nga dyshet ku prej 7 tentimeve qëlloi 3 herë, realizoi 3 gjuajtje të lira nga 4 tentime e kishte edhe 2 treshe nga 7 tentime. Për këtë performancë, ai u notua me indeksin prej më të lartëve të xhiros nga gjithë lojtarët e ekipeve +27 dhe shpallet MVP i ASISTIT në kte xhiro e katërta e ArtMotion Superligës së Kosovës për stinorin pranveror.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.