TREPÇA ARRIN FITOREN E TRETË ME RADHË, THELLOHET KRIZA TE BASHKIMI
Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça e ka vazhduar formën e mirë në xhirot e fundit të stinorit pranveror në ArtMotion Superligën e Kosovës.
Mitrovicasit kanë fituar edhe sonte në udhëtim te Bashkimi me rezultatin e përgjithshëm 57-63.
Në fakt ndeshja ishte shumë anemike dhe me pak pikë me çerekun e parë që u mbyll 16-12 në favorin e Bashkimit e i dyti i takoi minimalisht Trepçës 11-12, derisa pjesa e parë u mbyll 27-24 në favorin e vendasve.
Në pjesën e dytë, Trepça u tregua shumë më e mirë duke i fituar dy periodat vendimtare të ndeshjes, tre dhe katër (11-15, 19-24) dhe të cilat i siguruan fitoren e madhe dhe të tretën rresht në stinorin pranveror.
Tre lojtarë u dalluan në këtë fitore të Trepçës sonte, Drilon Hajrizi me double-double 21 pikë e 10 kërcime, Corban Collins kishte 13 pikë dhe Amin Hot që shtoi 11 sosh.
Te Bashkimi s’mjaftuan për fitore, transferi i ri Corey Ross që debutoi me 18 pikë, qendra John Florevus me double-double 14 pikë e 14 kërcime dhe Julien Lewis që kishte 11 pikë.
Pas xhiros së 19-të, Trepça gjendet e 2-ta me 32 pikë, 13 fitore e 6 humbje, ndërsa Bashkimi gjendet i 6-ti me 27 pikë, 8 fitore e 11 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Trepça e pret Sigal Prishtinën në shtëpi e Bashkimi e luan derbin lokal ndaj Prizrenit 16.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.