TIRANA FITON KUPËN E SHQIPËRISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Tirana është fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2021/22.
Skuadra nga kryeqyteti shqiptar e ka mposhtur në një finale shumë interesante Vllazninë e Shkodrës 77-63 dhe kështu i’u është gëzuar trofeut të parë për vitin 2022.
Ndeshja ishte shumë interesante me Vllazninë që e fitoi pjesën e parë 32-36, por në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, Tirana ishte më kërkuese në fitore dhe triumfoi për të ngritur kupën në fund kapiteni i tyne Redi Vogli.
Katër basketbollistë realizuan pikë dyshifrore në këtë fitore me vlerë trofeu sonte, Endrit Hysenagolli kishte double-double (19pk, 16krc), Eldi Hysa e Reggie Clark shtuan nga 18, ndërsa Juljan Hamati realizoi poashtu double-double (14pk, 13krc).
Te Vllaznia ishin të pamjaftueshëm për fitore, Matthew Butler me 19 pikë, Rahsaan Williams me double-double (14pk, 11krc) dhe Avi Toomer që shtoi 10 pikë.
Me këtë fitore, Tirana triumfoi në Kupën e Shqipërisë, ndërsa Vllaznia përkundër se u mposht në finale me të drejtë mund të themi se në pranverë duket skuadër krejt tjetër nga ajo e vjeshtës kur kishte formë katastrofale.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.